Sipas një afisheje të publikuar, smartfonët e rinj të Samsungut – Galaxy A9 Star dhe Galaxy A9 Star Lite – janë të gatshëm për para-porositje që nga sot, 2 qershor.
Zbulimi i këtyre dy smartfonëve, siç është caktuar më parë, do të mbahet më 7 qershor dhe periudha e para-porosive do të përfundojë më 14 qershor, transmeton Koha.net.
Samsung China launch GALAXY A9 Star and A9 Star lite. Book with all pay will have change to get the tickets of launch meeting. pic.twitter.com/CKUbKHR4fl
— 萌萌的电教 (@MMDDJ_) June 1, 2018
Galaxy A9 Star pritet të vijë me ekran 6.28-inç, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, baterinë prej 3,700 mAh, kamerën kryesore të dyfishtë prej 24 + 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë, si dhe çmimi i tij pritet të jetë rreth 465 euro.
Në anën tjetër, Galaxy A9 Star Lite, do të ketë ekran më të vogël dhe pritet të shitet me emër Galaxy A6.
Kina do të jetë tregu i parë në të cilin do të shiten këta dy smartfonët e rinj të Samsungut.