Telefoni më i ri i kompanisë Samsung pritet të debutojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas BGR-së, pajisja e Samsungut do të ketë procesor me tetë bërthama Exynos me 4GB RAM dhe versionin e fundit operativ Android.
Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar nga ana e kompanisë, Samsung Galaxy S9 pritet të dalë në treg rreth muajit shkurt ose mars të vitit 2018, transmetojnë mediat britanike.
Pajisja më e re e Samsung nuk do të kushtojë lirë, duke pasur parasysh se pararendësi i tij S8 kushton 689 funta.
Samsung Galaxy 9 do të jetë edhe në versionin S9 Plus, i cili do të ketë ekran më të madh.
Artikuj të ngjashëm
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit