Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, sot ka lansuar zyrtarisht smartfonin më të ri Galaxy A9 Pro, i cili vjen me skajet më të holla.
Samsung Galaxy A9 Pro vjen me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, baterinë prej 3,400 mAh, si dhe tri kamera në pjesën e pasme, transmeton Koha.net. Pra, njëra kamerë është prej 24 megapikselë, tjetra prej 10 megapikselë si dhe e treta prej 5 MP.
Sa i përket çmimit, Galaxy A9 Pro pritet të kushtojë rreth 535 dollarë por si duket për momentin do të jetë në dispozicion vetëm në Kore dhe ende nuk dihet se kur do të shfaqet edhe në tregjet tjera të botës.
Artikuj të ngjashëm
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26