Smartfoni i ri në serinë e Galaxy A është lansuar zyrtarisht, dhe Samsung Galaxy A70 vjen me një ekran të madh AMOLED prej 6.7-inç e raport 20:9, si dhe kamerën për ‘selfie’ prej 32 megapikselë.
Në pjesën e pasme është, Galaxy A70 ka tre kamera: sensori kryesor 32 megapikselë (f/1.7), sensorin prej 8 MP me modul ultra të gjerë (123°), si dhe sensor thellësie prej 5 MP.
Samsung Galaxy A70, po ashtu, vjen me skaner për gishta të vendosur nën-ekran, si dhe me veçorinë për siguri me mundësi të identifikimit të fytyrës.
Gjithashtu, Galaxy A70 ka një bateri prej 4.500 mAh dhe do të mbështesë veçorinë për mbushje të shpejtë prej 25W.
Smartfoni i ri, po ashtu, vjen me 6 ose 8 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme të integruar. Galaxy A70 vjen edhe me dy porte për SIM kartela, ku këto porte mund të shërbejnë edhe për kartelat microSD deri në 512GB.
Samsung Galaxy A70 do të punojë me sistemin operativ Android 9 Pie dhe ndërfaqen e përdoruesit One UI, dhe karakteristika të tilla si Night Mode, Sasmung Pay, Knox dhe Pass.
Telefoni do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kaltër, të bardhë e të zezë, ndërsa çmimi dhe se kur do të jetë në dispozicion ende nuk është zbuluar.
Më shumë detaje do të jenë në dispozicion më 10 prill./KosovaPress