Pasardhësi i pretenduar i telefonit Samsung Galaxy A70 do të duhej të jetë A70s, ndërsa pajisja sapo është miratuar nga Wi-Fi Alliance. Telefoni vjen me numrin e modelit SM-A707F, i njëjti që u shfaq më herët në listingun Geekbench, raporton GSMArena.
Listingu Wi-Fi Alliance sugjeron që Galaxy A70s do të livrohet me mundësi të Wi-Fi dual-band dhe se do ta mbështesë standardin 802.11 ac. Përveç kësaj, telefoni do ta përdor Android 9 Pie, gjë që u konfirmua më herët nga Geekbench. Telefoni pritet të vihet në lëvizje nga çipsetin Snapdragon 675, bashkë me 6 GB RAM.

Një ndryshim i madh në krahasim me paraardhësin e tij pritet në fushën e kamerave, ku A70s duhet ta ketë sensorin 64MP Samsung ISOCELL GW1, shkruan KOHA Ditore. Duke pasur parasysh shfaqjen e kohëve të fundit të listingut dhe certifikimit të Geekbench, Samsungu pritet ta organizojë së shpejti një ngjarje gjatë së cilës Galaxy A70s do të prezantohet zyrtarisht.
-
Lansohet Samsung Galaxy A70, këto janë specifikat e tij
-
Galaxy A42 5G, një smartfon 5G me çmim të lirë
-
Samsung Galaxy A71 5G pritet të vijë me 8 GB RAM dhe procesor Exynos
-
Realme RMX2071, me Snapdragon 865, vendos rekorde të reja AnTuTu
-
Samsung Galaxy Fold 2 do të ketë çipset Snapdragon 855 dhe kamerë të përparme 10MP