Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsung Galaxy Fold 2 do të ketë çipset Snapdragon 855 dhe kamerë të përparme 10MP

Telefoni i ardhshëm fleksibil i Samsungut, i cili do të duhej të emërtohej Galaxy Fold 2, po përmendet gjithnjë e më shumë ditët e fundit. Kohët e fundit janë shfaqur edhe disa foto në të cilat telefoni paraqitet në formatin "clamshell", raporton MySmartPrice.

Tani sajti MySmartPrice na sjell disa informacione ekskluzive në lidhje me karakteristikat e modelit Galaxy Fold 2. Sipas burimeve të tyre, telefoni i ardhshëm i palosshëm do ta përdorë çipsetin Snapdragon 855 dhe jo atë Snapdragon 865 siç e prisnin të gjithë. Përveç kësaj, burimi Ishan Agarwal sugjeron se telefoni do të ketë kamerë prej 10MP në pjesën e përparme.

Zakonisht, zhvillimi i një telefoni të palosshëm zgjat më shumë sesa duhet për ta krijuar një smartfon standard, por fotot që kanë rrjedhur tregojnë që Galaxy Fold 2 është pothuajse i gatshëm për lansim zyrtar, shkruan KOHA Ditore. Kjo sugjeron që Samsungu ka punuar në pajisje të paktën gjashtë muajt e fundit, d.m.th. nga momenti kur Qualcomm Snapdragon 865 nuk u publikua. Kjo do të thotë që Samsungu e kishte vetëm Snapdragon 855 si përzgjedhje të procesorit i cili mund të implementohet në Fold 2, ndërsa kompania nuk donte më pas të kalonte në Snapdragon 865.

Artikuj të ngjashëm