Modeli Galaxy A40, i cili së fundmi është listuar në uebfaqen zyrtare të Samsungut në Britani të Madhe, ka marrë certifikatën FCC (Deklarata e Përshtatshmërisë) duke lënë të kuptohet se së shpejti vjen lansimi.
Smartfoni i ri është shfaqur në uebfaqen e FCC-së me numër të modelit SM-A405FN/DS, transmeton Koha.net. Uebfaqja e FCC-së nuk ka zbuluar shumë rreth A40 përveç madhësisë së ekranit dhe veçorisë për lidhjen pa tela - Wireless.
Samsung Galaxy A40 do të ketë ekran 5.7-inç, i cili është më i vogël se ekranet e A10, A30 dhe A50. Sa i përket lidhjeve, A40 ofron mbështetje për Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac dhe Bluetooth 5.0 LE, shkruan gsmarena. A30 dhe A50, të dytë do të vijnë me portin USB Type-C kështu që edhe A40 pritet të ketë të njëjtin port.
Gjithashtu, më herët është raportuar se Galaxy A40 do të vijë me procesor Exynos 7885 SoC, 4 GB RAM memorie, do të punojë me sistemin operativ Android Pie si dhe thuhej se do të kushtojë 249 euro në shumicën e vendeve të Europës.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini