Gjiganti Facebook do të pezullojë llogaritë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, edhe për dy vjet të tjerë, pas gjetjeve që kanë treguar se ai kishte nxitur dhunë para kryengritjes së përgjakshme të 6 janarit.
Nënkryetari i Facebookut, Nick Clegg, ka bërë të ditur se pas kësaj periudhe kompania do të rishikojë me ekspertët e saj nëse rreziku ndaj sigurisë publike është eliminuar.
Facebooku ka njoftuar gjithashtu se planifikon që t’u japë fund politikave të avancuara nga shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg, që i përjashtojnë automatikisht politikanët nga rregullat për ndalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe abuzimeve.
Kompania ka njoftuar se kurrë nuk e ka zbatuar këtë politikë për Trumpin.
-
Rikthehen pas dy vjetësh llogaritë e Donald Trumpit në Facebook e Instagram
-
Trumpit i lejohet kthimi në Facebook dhe Instagram
-
Trump paralajmëron Zuckerbergun: S’do të ketë më darka me ty e gruan tënde kur të kthehem në Shtëpinë e Bardhë
-
Bordi mbështet largimin e Donald Trumpit nga Facebooku
-
Facebooku pritet të njoftojë këtë javë nëse do ta rikthejë në platformë Trumpin