Botë

Bordi mbështet largimin e Donald Trumpit nga Facebooku

Bordi Mbikëqyrës i Facebookut ka mbështetur të mërkurën bllokimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga Facebooku dhe Instagrami.

Vendimi nënkupton se Trumpi do të vazhdojë të jetë i ndaluar në këto dy platforma online.

Facebooku kishte vendosur të bllokonte qasjen e Trumpit në platformat e saj para katër muajsh, për shkak të trazirave që shpërthyen në Kongresin Amerikan si pasojë e nxitjes së dhunës nga ai.

Bordi megjithatë ka fajësuar Facebookun për mënyrën se si e mori këtë vendim.

“Dënimet normale të Facebookut përfshijnë largimin e përmbajtjeve të dhunës, suspendimi për një periudhë apo heqjen e të drejtës së përhershme për faqe dhe llogari”, thuhet në njoftimin e Bordit.

Paneli i Bordit ka bërë të ditur se Facebooku tani ka 30 ditë në dispozicion që të përgjigjet publikisht për të rishqyrtuar veprimin siç është thënë, arbitrar të 7 janarit dhe që të vendosë për një masë tjetër.

Edhe rrjeti social Tëitter e ka pezulluar përgjithmonë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, nga platforma e tij.