Vlerësimet janë se 44.6 për qind e të gjitha thirrjeve telefonike në fillim të vitit të ardhshëm do të jenë të rreme dhe ky numër do të rritet shpejt. Për shkak të kësaj, njerëzit gjithnjë e më pak ka të ngjarë të lajmërohen në telefon nëse nuk e njohin numrin, tregon një sondazh i ri.
Thirrjet robotike kanë shpërthyer në vitet e fundit, nga 3.7 për qind në të kaluarën në 29.2 për qind këtë vit. Nëse ky trend vazhdon, vlerësimi është se 44.6 për qind e të gjitha thirrjeve do të vijnë nga mashtruesit në fillim të vitit të ardhshëm.
Për këtë vlerësim është meritore kompania amerikane First Orion, e cila zhvillon një sistem për identifikimin e telefonuesit dhe zbulimin e mashtrimit. Ata deklarojnë se mashtrimet e tilla telefonike kanë bërë që njerëzit të mos iu përgjigjen më thirrjeve, nëse nuk e dinë se kush iu telefonon, transmeton KosovaPress.
Charles Morgan nga First Orion thotë se epidemia e thirrjeve mashtruese merr përmasa në rritje dhe se mashtruesit gjithnjë e më shumë po shkelin privatësinë. Nënpresidenti i kompanisë Scott Hambuchen dëshmoi para Kongresit të SHBA më herët këtë vit dhe tha se qindra miliona dollarë po humbin konsumatorët këtë vit dhe se mashtruesit përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara të mashtrimit.
Zyra Federale e Telekomunikacionit e SHBA-së është duke punuar me operatorët dhe prodhuesit e pajisjes për këto çështje, por First Orion thotë se duhet të ndërtohen sisteme më efikase për mbrojtjen e thirrjeve.
Morgan tha për Independent se ata kanë zbuluar se sistemi më i mirë është brenda vetë rrjetit, i cili, me ndihmën e analistëve dhe mësimit të makinës, zbulon origjinën e thirrjes para se të vijë në telefonin tuaj.
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi
-
150 të dëmtuar dhe 50 mijë euro humbje nga SMS-të mashtruese në emër të bankave në Prishtinë
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Puna nga shtëpia po rrit papunësinë te të rinjtë, jo inteligjenca artificiale