Komisioni Federal i Komunikimeve në Shtetet e Bashkuara të enjten i ka shpallur të jashtëligjshme thirrjet robotike që përmbajnë zëra të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, vendim që dërgon mesazh të qartë se shfrytëzimi i teknologjisë për të mashtruar njerëzit dhe votuesit nuk do të tolerohet, raportoi “AP News”.
Vendimi unanim synon thirrjet robotike të bëra me mjete të klonimit të zërit përmes AI-së, sipas Aktit Telefonik për Mbrojtjen e Konsumatorit, ligj i vitit 1991 që kufizon thirrjet e padëshiruara që përdorin mesazhe zanore artificiale dhe të regjistruara paraprakisht.
Njoftimi u bë publik derisa autoritetet e Neë Hampshire po avancojnë hetimin e tyre për thirrjet robotike të gjeneruara nga AI-ja që imitonin zërin e Presidentit Joe Biden.
Duke hyrë menjëherë në fuqi, rregullorja fuqizon Komisionin t’i gjobisë kompanitë që përdorin zëra të krijuar nga inteligjenca artificiale në thirrjet e tyre ose t’i bllokojnë ofruesit e shërbimeve që i kryejnë ato.
Sipas ligjit të mbrojtjes së konsumatorit, tregtarët e telekomunikacionit përgjithësisht nuk mund të përdorin telefona automatikë ose mesazhe zanore artificiale ose të regjistruara paraprakisht për të thirrjet në telefonët celularët.
Edhe
Inteligjenca artificiale “ndot” zgjedhjet në SHBA
Ata që shkelin ligjin mund të përballen me gjoba të mëdha, duke arritur në më shumë se 23,000 dollarë për telefonatë.
Mjetet e sofistikuara gjeneruese të AI-së, nga programet e klonimit të zërit deri te gjeneruesit e imazheve, tashmë janë në përdorim në zgjedhjet në SHBA dhe në mbarë botën.
-
Rregulla të reja për reklamat politike të prodhuara me inteligjencën artificiale
-
Gjigantët teknologjikë bëhen bashkë për t’i luftuar përmbajtjet mashtruese të AI-së në zgjedhje
-
Në fushatën zgjedhore në SHBA nuk do të ndalohet përdorimi i inteligjencës artificiale
-
Udhëheqësve të teknologjisë u kërkohet ta mbrojnë publikun nga rreziqet e inteligjencës artificiale