Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inteligjenca artificiale “ndot” zgjedhjet në SHBA

Zyrtarët amerikanë kanë identifikuar të përfshirët në një thirrje robotike të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA), ku presidenti Joe Biden, në mënyrë të rreme, u thotë njerëzve të mos votojnë në primare e New Hampshire – shenjë që tregon se sa “i ndytë” do të jetë viti zgjedhor në SHBA.

Zgjedhjet në SHBA do të mbahen në nëntor.

“Washington Post” raporton se prokurori i përgjithshëm i New Hampshire ka hapur hetim penal për të dyshuarin, që është një kompani me bazë në Texas. E përfshirë është edhe një kompani e quajtur “Lingo Telecom”, e cila ka pasur veprimtari të paligjshme edhe në të kaluarën.

Mbajtur më 23 janar, primaret e New Hampshire nuk patën emrin e Bidenit në fletëvotim, sepse Komiteti Kombëtar Demokratik njeh zgjedhjet e Karolinës së Jugut, të cilat u zhvilluan javën e kaluar, si zgjedhjet e para “zyrtare” të primareve presidenciale nga ana e demokratëve. Për të zgjidhur konfuzionin, mbështetësit e Bidenit nisën një fushatë me shkrim duke u kërkuar njerëzve që të shënojnë emrin e tij në fletëvotime.

Menjëherë pas incidentit, Komisioni Federal u përkujdes për t'i bërë të paligjshme thirrjet robotike të IA-së dhe Departamenti i Drejtësisë po punon për hetimin penal, që do të shqyrtojë “shkeljet e mundshme të ligjit zgjedhor, shkeljet e akteve për mbrojtjen e konsumatorit dhe shkeljet e akteve telefonike për mbrojtjen e konsumatorëve”.

Incidenti ka tronditur edhe ekspertët e zgjedhjeve, të cilët janë paralajmëruar për ndërhyrje.