Një pjesë e britanikëve kanë marrë mbi 180 thirrje të dyshimta që nga marsi i vitit të kaluar, zbulon një studim.
Analiza nga “Santander” gjeti se kanë qenë 189 për qind rritje të thirrjeve mashtruese gjatë pandemisë. 47 për qind e britanikëve po dështojnë të mbyllin telefonin menjëherë pas këtyre thirrjeve, ku një nga pesë persona thotë se një gjest i tillë do të ishte i pasjellshëm.
Vetëm 38 për qind e 18-24 vjeçarëve të anketuar nga “Santander” ndjehen të aftë të merren me një telefonues të tillë, shkruan DailyMail.
“Studimi ynë tregon se sa bindës mund të jenë mashtruesit – afër gjysma e njerëzve që kanë rënë viktimë e thirrjeve mashtruese kanë thënë se ata janë mashtruar nga dikush që ka qenë i shoqërueshëm ose i sjellshëm”, ka thënë Dave Lowe nga “Santander”.
-
Numri i mashtrimeve romantike në internet është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë
-
Policia në Mitrovicë apelon për kujdes nga mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare
-
Telefoni i dobishëm për përdorim të rregullt pas një moshe të caktuar
-
Fëmijët nën 12 vjeç që mbajnë telefona, më të ekspozuar ndaj problemeve shëndetësore
-
Policia bën thirrje për kujdes, thotë se është rritur numri i mashtrimeve përmes SMS-ve