Drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka thënë se po punon ende në shumë sfida me qeverinë indiane përpara se të nisë një operacion atje.
Kështu është shprehur ai derisa po i përgjigjej një postimi në Twitter, ku po pyetej se kur do të lansohej kompania në këtë vend.
Tesla po lobon në qeverinë indiane për të ulur taksat e importit për automjetet elektrike përpara se të pranojë të fillojë shitjen në treg.
Taksat e importit të Indisë për automjetet elektrike janë rreth 60 për qind për ato që kushtojnë deri në 40 mijë dollarë dhe më pak 100% për ato mbi 40 mijë dollarë, raporton “Business Insider”.
Në një postim në Twitter korrikun e kaluar, Musk kishte thënë se detyrimet e importit të Indisë janë "më të lartat në botë nga çdo vend i madh".
Edhe
Tesla synon investim masiv në Indi
Qeveria indiane ka hedhur poshtë pretendimet e Musk në Twitter, raportoi BusinessToday. Burimet i thanë gazetës indiane se Musk po përpiqet të ushtrojë presion mbi qeverinë përmes rrjeteve sociale dhe se prodhuesi i automjeteve elektrike dëshiron taksa më të ulëta të importit pa u angazhuar për prodhimin në vend.
Tregu indian i automjeteve elektrike është ende në fillimet e tij, por qeveria synon që të paktën 65% e të gjitha shitjeve të automjeteve të reja të jenë elektrike deri në vitin 2030.