Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla synon investim masiv në Indi

Tesla i ka nisur bisedimet me qeverinë indiane për një propozim investimi, me qëllim të ngritjes së një fabrike veturash, ka raportuar Reuters të enjten. Investimi pritet të ketë një kapacitet vjetor deri në 500.000 automjete elektrike.

Çmimet e veturave të Teslas amerikane do të nisin nga rreth 24 mijë dollarë, ndërsa kompania e Elon Muskut po vlerëson që veturat e prodhuara në Indi t’i shesë në rajonin Indo-Paqësor.

Diskutimet me qeverinë indiane tregojnë një ndryshim në strategjinë e SHBA-së. Vitin e kaluar, bisedimet kishin ngecur pasi qeveria indiane refuzoi të pranonte një kërkesë nga Tesla, që kërkonte taksa më të ulëta të importit për veturat, që mund të jenë deri në 100 për qind.

India ishte e prirur që Tesla të prodhonte vetura, por kompania ka thënë se dëshironte të kërkonte taksa më të ulëta të importit.

Bisedimet mes autoriteteve indiane dhe Elon Muskut janë shtuar muajve të fundit.

Artikuj të ngjashëm