Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla ndan subvencione për t’i joshur konsumatorët në Kinë

Tesla

Kompania amerikane e automjeteve elektrike Tesla, ka nxjerr masa të reja stimuluese, përfshirë subvencionet e sigurimeve, për të joshur konsumatorët në tregun më të madh të automjeteve në botë, Kinë, raportoi të dielën Reuters.

Në tregun kinez, Tesla është në një luftë të zgjatur çmimesh me rivalët si BYD.

Konsumatorët që do të marrin inventarët ekzistues të Model 3 dhe automjeteve sportive Model Y deri në fund të marsit do të kenë të drejtën e subvencionimit prej 4,807 dollarësh, ka njoftuar kompania.

Kur u pyet për sasinë e inventarit që Tesla ka në Kinë, një përfaqësues i shitjeve tha se është i kufizuar, por nuk pranoi të japë detaje.

Përballë ngadalësimit të kërkesës dhe rritjes së konkurrencës, Tesla ka ulur çmimet për disa vetura Model 3 dhe Y në Kinë në janar dhe ka ofruar zbritje për disa Model Y nga 1 shkurti.

Rivali i tij më i madh lokal BYD ka ulur çmimin fillestar të një versioni të ri të SUV-it të tij hibrid Song Pro me 15.4 për qind.