Galaxy Note ka ‘vdekur’. Pas mese një dekade, Samsung zyrtarisht mbylli librin e një produkti që pasi rol transformues nga telefonët në tabletë. Brendi ende ekziston, por jo më si pajisje më vete.
“Ne jemi duke rimenduar Note, tashmë si një eksperiencë”, ka thënë Samsung. Me Note që përfundimisht nuk do të prodhohet, Samsung na prezantoi me pasardhësin në evenimentin Unpacked.
Linja Premium e rangut të lartë Galaxy S kishte në mesin e tij një binjak të Note, Galaxy S22 Ultra.
Është e vërtetë se kompania ka shpenzuar disa gjenerata Note dhe Galaxy S për të eliminuar diferencat mes tyre që kjo ditë të vinte. Galaxy S është rritur vazhdimisht në madhësi dhe kulmoi me përfshirjen e një lapsi S-Pen në modelin Ultra.
Megjithatë një laps S-Pen pa një portë nuk ishte e mjaftueshme për të justifikuar mosprodhimin e Note. Kështu Samsung solli S22 Ultra e cila ndan një pamje me Note.
Ka një njohje brendi më të fortë të Galaxy Note 22 sesa Galaxy S22. Por Samsung ka vendosur dhe beson se linja Galaxy S është aq e fuqishme sa të gllabërojë atë Note.

-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Pesë situata të përditshmërisë ku Galaxy S26 Ultra kthehet në asistentin tuaj gjenial
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Zbuloni Samsung Galaxy S25: Tre modele, një eksperiencë e jashtëzakonshme