Prishtinë, 28 nëntor 2025 – Samsung prezanton Galaxy Tab A11+ dhe Galaxy Tab A11. Kompakte dhe të lehta, këto tabletë janë dizajnuar për argëtim dhe produktivitet kudo që ndodheni. Falë ekranëve të këndshëm dhe veçorive inteligjente të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, ato bëjnë përvojën Galaxy më të aksesueshme se kurrë. Modeli Galaxy Tab A11+ vjen gjithashtu me ndërfaqen e re One UI 8.0.
Dizajn premium
Të dy modelet, Galaxy Tab A11+ dhe Galaxy Tab A11, spikasin me një dizajn elegant, të disponueshëm në ngjyrat gri dhe argjend. Moduli i kamerës dhe butonat anësorë janë të frymëzuar nga dizajni ikonik i telefonëve inteligjentë Samsung Galaxy dhe i serisë Galaxy Tab S11. Të hollë dhe kompakt, këta tabletë janë të lehtë për t’u mbajtur dhe përshtaten natyrshëm në jetën e përditshme.

Fuqi që zgjat
Adhuruesit e argëtimit mund të shijojnë pamje të qeta në ekranin 90Hz, madhësia 11 inç për Galaxy Tab A11+ dhe 8.7 inç për Galaxy Tab A11, të shoqëruar me tingull mbresëlënës Dolby Atmos. Të pajisur me një portë 3.5 mm për kufje, përdoruesit mund të lidhin lehtësisht kufjet me tel nëse nuk kanë modele Bluetooth, si Galaxy Buds3 FE, modeli më i fundit i Samsung me anulim aktiv të zhurmës.
Të dy modelet kanë bateri të qëndrueshme; 7040 mAh për Galaxy Tab A11+ dhe 5100 mAh për Galaxy Tab A11, që mundësojnë përdorim gjatë gjithë ditës. Galaxy Tab A11+ mbështet gjithashtu karikim të shpejtë 25 W.
Për ruajtjen e të dhënave, Galaxy Tab A11+ vjen me 128 GB ose 256 GB, ndërsa Galaxy Tab A11 me 64 GB ose 128 GB. Të dy modelet mbështesin zgjerimin e memories përmes kartave microSD deri në 2 TB, duke lejuar përdoruesit të ruajnë pa shqetësime të gjitha fotot dhe videot e tyre. Kamera e re frontale 5 MP është ideale për selfie ose video-thirrje me miqtë dhe familjen.
Seria Galaxy Tab A11 është dizajnuar për të zgjatur dhe ofron shtatë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ dhe azhurnimesh sigurie.
Galaxy Tab A11+: Më intuitiv dhe më mbresëlënës se kurrë

Galaxy Tab A11+ vjen me ndërfaqen e re One UI 8.0, e cila ofron një përvojë përdorimi të qetë dhe intuitive. Me asistentin Gemini, përdoruesit mund të aksesojnë informacion kontekstual dhe të komunikojnë në mënyrë natyrale me asistentin, pothuajse sikur të flisnin me një mik.
Me një lëvizje të thjeshtë mund të aktivizohet modaliteti DeX, i cili transformon tabletin në një mjedis pune të ngjashëm me atë të një kompjuteri personal. Mund të hapen shumë dritare njëkohësisht, të tërhiqen dhe lëshohen skedarë në email, dhe funksione shtesë mund të aksesohen me klikim të djathtë.
Përdoruesit e serisë Galaxy Tab A11 mund të organizojnë lehtësisht shënimet e tyre me Samsung Notes, i cili tani zgjidh automatikisht edhe ekuacionet matematikore.

Disponueshmëria
Të dy tabletët e rinj, Galaxy Tab A11 dhe Galaxy Tab A11+, janë tashmë të disponueshëm, të gatshëm për t’ju ofruar balancën perfekte mes argëtimit, produktivitetit dhe dizajnit elegant. Për më shumë informacion rreth gamës së tabletëve Samsung Galaxy Tab, vizitoni https://www.samsung.com/al/tablets/all-tablets/.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.