Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Çka nëse COVID-19 nuk është kërcënimi ynë më i madh?

Kur kriza e koronavirusit të kalojë dhe ne i kthehemi disi normalitetit– pavarësisht se çfarë forme të distancimit social apo larjen e shpeshtë të duarve – do të shohim me gjasë një nismë botërore për të parandaluar ose së paku për të kufizuar përhapjen e viruseve vdekjeprurës. Si qenie njerëzore jemi goxha të zotë që të mësojmë prej përvojave të kaluara. Ka një tendencë të mirëqenë njerëzore që të përgatitet për situata që janë deri diku të ngjashme me atë nëpër të cilën kemi kaluar.

Njeriu s’e pranon të paparashikueshmen!

Por si filozof morali, Toby Ord, argumenton në librin e tij, “The Precipice”, se ne jemi më pak të prirë të mendojmë për katastrofa që nuk kanë ngjasim me ndonjë fatkeqësi të lidhur me mbamendjen njerëzore.

“Edhe atëherë kur ekspertët parashikojnë me gjasë të madhe për një ngjarje të pashembullt”, shkruan ai, “ne kemi vështirësi më të madhe për ta besuar derisa nuk e shohim”. Dhe pikërisht ky ka qenë problemi me koronavirusin. Shumë shkencëtarë të informuar parashikuan se një epidemi botërore ishte pothuajse e sigurt se do të plaste në një të ardhme të afërt.

Pos paralajmërimeve nga virologët dhe epidemiologët, edhe themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, kishte folur gjerësisht në një emision më 2015, ku kishte përmendur kërcënimin nga një virus vrasës. Deri së fundmi, pandemia eventuale ishte konsideruar në dokumente qeveritare si njëri prej dy kërcënimeve kryesore për njeriun, pos sulmeve kibernetike, shkruan britanikja “Guardian”, transmeton KOHA.

Por nëse diçka nuk ka ndodhur akoma, ka një prirje të besohet se edhe nuk do të ndodhë në një të ardhme të parashikueshme. Ishte menduar madje se nëse do të kishte një pandemi të ngjashme, do të pësonte me vdekje vetëm një hise e vogël e popullsisë së botës. Ka dy definicione për kërcënimin ekzistencial, megjithëse në shumicën e rasteve janë pak a shumë e njëjta gjë. Njëri pretendon se kërcënimi do të sjellë fundin për njerëzimin, duke na zhvendosur si qenie nga ky planet. Tjetri, që është më ndryshe, mendohet se lidhet me fundin eventual të civilizimit njerëzor të sotëm, duke reduktuar shkallën njerëzore deri në gjendje të ekzistencës parahistorike.

Edhe Opinion 1 muaj më parë Inteligjenca artificiale dhe arsimi

Rreziqet e shumëfishta

Një institut i Oksfordit me seli në Australi, me emrin Instituti për të Ardhmen e Njerëzimit, ka më vete një numër akademikësh që punojnë në fushën e vlerësimit të rrezikut ekzistencial. Është një disiplinë që merret me gjithçka prej shpërthimeve yjore deri te mikrobet e padukshme, apo supervullkaneve dhe superinteligjencës artificiale.

Instituti Ord merret me secilin kërcënim të mundshëm dhe ekzaminon çfarë mund të ndodhë eventualisht në shekullin pasues. Ta zëmë, mundësia për një shpërthim qiellor të panjohur deri tani që mund të shkaktojë një katastrofë në Tokë, diçka që mund të ndodhë njëherë në pesëdhjetë milionë vjet. Megjithatë, mendohet se edhe shpërthimet eventuale nuk do të mund të kishin ndikim të përafërt me kërcënimin që mund të vjen prej një lufte bërthamore botërore ose ngrohjes globale të shkaktuar nga shkalla e lartë e mjedisit nga aktivitetet e qenieve njerëzore. Shumicën e kohës, publikuan në përgjithësi, qeveritë dhe akademikët e tjerë ndihen më rehat që të mos merren fare me mundësinë e këtyre rreziqeve. Pak prej nesh mendojnë për apokalipsin.