Universiteti i Michiganit e ka zhvilluar një arkitekturë të re procesorike e cila mund ta përmirësojë ndjeshëm sigurinë e pajisjeve në të cilat vendoset. Këta çipa, të cilët nuk mund të hakohen, praktikisht do të jenë në gjendje t’i parandalojnë sulmet para se ato të fillojnë. Kjo metodë gjithashtu do të mund ta zëvendësojë modelin aktual të sigurisë përmes rregullimit të bagëve, raporton Ubergizmo.
Çipi MORPHEUS mund ta arrijë këtë përmes enkriptimit dhe bartjen e pjesëve të rëndësishme të kodit të vet dhe të dhënave deri në 20 herë në sekondë. Kjo është shumë më e shpejtë sesa koha që do t’ua mundësonte hakerëve njerëzorë të përdorin teknika elektronike të hakimit për të hyrë në sisteme, shkruan KOHA Ditore.
"Njerëzit janë vazhdimisht duke krijuar kode, dhe për aq kohë sa ekzistojnë kodet e reja do të ekzistojnë edhe baget e reja si dhe lëshimet e sigurisë," tha Todd Austin - profesor në Universitetin e Michiganit dhe krijues i sistemit të ri. Sipas tij, me MORPHUS-in, edhe nëse hakeri e gjen bagun, informacioni që ai mund të komprometojë do të zhdukej 50 milisekonda më vonë. Kjo e paraqet gjënë më të afërt me sigurinë parandaluese të sistemit, sipas Austin.
-
Google zbulon çipin me performanca “të frikshme”
-
Prezantohet gjenerata e re e MacBook Pro
-
Një mjet me inteligjencë artificiale mund ta thyejë një fjalëkalim përpara se të lexoni këtë lajm
-
Apple rregullon të metat e sigurisë në pajisjet e saj, thotë se hakerët mund t’i kenë shfrytëzuar
-
Inteli rrit arsenalin e tij kundër sulmeve fizike të harduerit