Nëse nuk keni besuar se fjalëkalimet mund të thyhen me lehtësi, inteligjenca artificiale është këtu për t’ju provuar të kundërtën, shkruan TechoNews.
Një mjet AI arriti të thyente gjysmën e fjalëkalimeve me të cilat u përball nën një minutë dhe 65 për qind brenda një ore.
Eksperimenti u krye nga kompania e sigurisë kibernetike Home Security Heroes duke përdorur PassGAN, një mjet të ri për thyerjen e fjalëkalimeve.
Ndryshe nga mjetet e zakonshme të thyerjes së fjalëkalimeve të cilët përdorin një set të caktuar të dhënash, PassGAN udhëhiqet nga dy rrjete neurale: një për të gjeneruar fjalëkalime dhe tjetri për të dalluar fjalëkalimin e parë të rremë me fjalëkalimet e marra nga thyerjet e vërteta të sigurisë.
Si rezultat, ky mjet mund të parashikojë më mirë fjalëkalimet më të sofistikuara duke i hapur rrugë thyerjes më të shpejtë dhe në shkallë të gjerë të fjalëkalimeve.
PassGAN u ushqye me 15 milionë fjalëkalime nga sulmi 2009 RockYou, të dhëna të cilat përdoren masivisht për trajnimin e mjeteve të tilla. Fjalëkalimet nën 4 karaktere dhe mbi 18 karaktere u lanë jashtë testimit.
Edhe
Inteligjenca artificiale mund të identifikojë fjalëkalimet nga tingulli i tasteve që shtypen
Fjalëkalimet me 4 karaktere thyheshin menjëherë. Në tërësi mjeti arriti të thyen 51 për qind të fjalëkalimeve në 1 minutë, 65 për qind në një orë, 71 për qind në një ditë dhe 81 për qind në një muaj.
Bazuar në gjetjet e tyre, Home Security Heroes këshillon shmangien e ripërdorimit të fjalëkalimeve, ndryshimin e shpeshtë të tyre dhe përdorimin e fjalëkalimeve me mbi 15 karaktere.
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Poezia çekuilibron inteligjencën artificiale
-
Instagrami mohon sulmin kibernetik pas emaileve masive për ndryshim të fjalëkalimit
-
Përdoruesit e internetit t’i ndryshojnë fjalëkalimet – 16 miliardë të dhëna të ekspozuara