Njeriu më i pasur në botë dhe pronari i ri i Twitterit, Elon Musk, ka njoftuar se përdoruesit që duan të kenë një shenjë të kaltër pranë emrit të tyre për të treguar që është një llogari e verifikuar në këtë platformë, duhet të paguajnë tetë dollarë, shkruan TechoNews.
Shenja pranë emrit të përdoruesit - zakonisht për personalitete të profilit të lartë - aktualisht është falas. Kritikët besojnë se vendosja e një tarife mund ta bëjë më të vështirë identifikimin e burimeve të besueshme.
Musk ka thënë se përdoruesit me pagesë do të kenë përparësi në përgjigje dhe kërkime dhe gjysmën e më shumë reklamave. Ai nuk ka specifikuar se kur do të fillojë pagesa.
"Pushteti për njerëzit! E kaltra për tetë dollarë në muaj", shkroi miliarderi në Twitter, duke kritikuar metodën e vjetër të kontrollit të profileve të verifikuara.
-
Twitteri konfirmon planin për të lejuar përdoruesit ta blejnë verifikimin për 8 dollarë në muaj
-
Elon Musk paguan nga xhepi i tij mbajtjen e shenjave verifikuese të disa llogarive në Twitter
-
Twitteri heq shenjat verifikuese nga llogaritë e yjeve
-
Twitteri me ndryshime rrënjësore nga mesi i prillit
-
Twitteri regjistron rritje të hovshme