Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

ASRock prezanton Mini PC kompakt Mars Series

Kompania ASRock e ka prezantuar Mini PC e ri kompakt - Mars Series. Ky minikompjuter desktop mbështet procesorë deri në modelet Intel Core i5 Quad-Core, deri në memorien 32 GB DDR4-2666MHz, SSD PCIe NVMe M.2, hard disqe 2.5- inçëshe dhe lidhje wireless. E gjithë kjo është e vendosur në një shtëpizë me vëllim 0.7 litra dhe lartësi 26 milimetra, raporton Guru3D.

ASRock Mars ofron një varg opsionesh të konektimit për pajisjet USB, me ç’rast i ofron gjithsej shtatë porte USB, duke përfshirë një port Type-C. Ofrohet lexuesi i kartave SD, si dhe dy dalje për ekrane (HDMI dhe D-Sub), shkruan KOHA Ditore.

Image

Mini PC kompakt ASRock Mars Series do të jetë në dispozicion në disa modele: Intel i5-8265U (4C / 8T, Turbo 3.9GHz); Intel i3-8145U (2C / 4T, Turbo 3.9GHz) dhe Intel C4205U (2C/2T, 1.8GHz).