Redmi ka prezantuar laptopin RedmiBook 13, i cili është një version më i vogël i pajisjes ekzistuese RedmiBook 14. Laptopi i ri Redmi vjen me procesorin e gjeneratës së 10-të Intel Core i5 dhe Core i7, si dhe kartelën grafike Nvidia GeForce MX250, raporton PlayfulDroid.
RedmiBook 13 e ka një shtëpizë metalike, peshon 1.23 kilogramë dhe ka trashësi prej 17.8 milimetrash. Laptopi vjen me ekran LCD 13.3 inçësh, me rezolucion 1080 x 1920p Full HD+. Ekrani ka raport të faqeve prej 16:9 dhe ofron kënde shikimi prej 178 shkallësh.
Të dy versionet e laptopëve (Core i7 dhe Core i5) kanë 8 GB RAM dhe SSD prej 512 GB. Sistemi operativ është Windows 10. Opsionet e zakonshme të konektimit janë gjithashtu të pranishme dhe përfshijnë Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 5.0, USB 3.1, HDMI dhe portin prej 3.5 mm, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, ofrohen dy altoparlantë prej 2W me audiombështetje DTS. Bateria prej 40W me një mbushje mund të zgjasë deri në 11 orë.
Laptopi RedmiBook 13, me procesorët Core i7 dhe Core i5, e ka një çmim prej rreth 782 dhe 682 dollarësh, dhe do të dalë në shitje në variantin Moonlight Silver më 12 dhjetor. Nuk ka asnjë informacion për disponueshmërinë e mundshme globale të laptopëve.