Apple ka prezantuar Mac Pro-në e ri me dizajn modular me procesor 28-Core Seon e 1.5TB RAM.
Apple ka prezantuar këtë Mac Pro, më të fuqishmin ndonjëherë në Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC) në San Jose të Kalifornisë.
Dizajni i Mac Pro 2019 është i bërë posaçërisht për bizneset e krijuesit profesional që kërkojnë më shumë nga kompjuterët e tyre, transmeton Koha.net.
Kjo pajisje vjen me procesorin Xeon 28 core e 1.5TB RAM memorie në gjashtë kanale 12DIMM e furnizues energjie 300W.
Dizajni i ri përfshinë trupin e bërë nga ‘stainless steel’ që ofron qasje 360 shkallë në të gjithë sistemin.
Mac Pro vjen me 4 porta USB-C, 2 USB-A, ndërsa mund të zgjidhen 2 lloje të kartelave grafike, njëra AMD Radeon Pro Vega 2 e tjetra Padeon Pro Vega 2 Duo, që e bëjnë atë kompjuterin me kartelën grafike më të fuqishme që ekziston.