Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple-Google lanson teknologjinë e gjurmimit të kontakteve, 23 shtete kërkojnë qasje

Autoritetet në 23 shtete nëpër botë kanë kërkuar qasje në teknologjinë e gjurmimit të kontakteve nga Apple Inc dhe Alphabet Inc’s Google, kanë bërë të ditur kompanitë të mërkurën, ndërsa kanë lëshuar versionin fillestar të sistemit të tyre, shkruan agjencia Reuters.

Teknologjia e Apple-Google i ndihmon qeveritë që luftojnë koronavirusin e ri që të publikojnë aplikacionet e tyre në ditët në vijim, të cilat, kompanitë thonë, se do të jenë në gjendje në mënyrë të sigurt të regjistrojnë përdoruesit që janë në afërsi fizike deri së paku pesë minuta. Një përdorues që infektohet më vonë me virus mund ta përdorë aplikacionin që automatikisht dhe anonimisht të informojë për kontaktet e fundit.

Disa qeveri kanë duartrokitur sistemin, që do t’i ndihmojë ato të testojnë dhe izolojnë më tepër individë potencialisht të infektuar se që do të mund të bënin normalisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, qeveritë tjera janë shqetësuar me rregullat e vendosura nga Apple dhe Google, që frenojnë aftësitë e tyre për të mbledhur të dhënat e përdoruesve, numrat e telefonit dhe detajet tjera. Disa nga autoritetet janë duke zhvilluar aplikacione duke përdorur teknologjitë e tyre, që Apple dhe Google kanë thënë se do të kenë probleme e po ashtu shterje të baterive të pajisjeve.