Softueri i ri i Apple iOS 16 iPhone, që pritet të dalë në shtator, do t'ju lejojë të redaktoni dhe t’i fshini mesazhet me tekst, për herë të parë.
Kjo do të thotë që ju do të jeni në gjendje të ktheheni dhe të korrigjoni një gabim shtypi ose të fshini një mesazh nëse ia keni dërguar personit të gabuar.
Dhe personi të cilit po i dërgoni mesazhe do ta shohë tekstin e përditësuar ose që ju keni fshirë një mesazh - për sa kohë që ai është po ashtu përdorues i një telefoni me softuer iOS 16 gjithashtu.
Funksioni është tashmë i disponueshëm në versionin beta publik, të cilin mund ta shkarkoni në telefonin tuaj tani. Por përndryshe, do ta shihni këtë veçori pasi softueri të lëshohet për të gjithë në vjeshtë.
Për këtë, do të duhet të jeni përdorues i një iPhone të lëshuar në vitin 2017 ose më vonë.