Gjiganti rus i antivirusit Kaspersky Lab ka njoftuar se do të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas administrata Biden ndaloi shitjet dhe shpërndarjen e këtij softueri.
BBC-ja ka raportuar se Kaspersky ka deklaruar ka marrë këtë vendim “pasi mundësitë për biznes në SHBA nuk janë më të zbatueshme”. Sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo, ka deklaruar se ndikimi i Moskës mbi kompaninë përbënte një rrezik të madh për infrastrukturën dhe shërbimet në SHBA.
Kaspersky, që kishte operuar në Shtetet e Bashkuara për dy dekada, i ka mohuar akuzat. Duke nisur nga 20 korriku i 2024-s, Kaspersky gradualisht do t'i mbyllë operacionet e tij në SHBA dhe do t'i eliminojë pozicionet me bazë në SHBA, ka deklaruar kompania ruse.
Faqja e saj në internet brenda territorit të SHBA-së tashmë ka ndaluar shitjen e mjeteve të saj të antivirusit dhe të sigurisë kibernetike, me një mesazh që thotë se blerja nuk është e qasshme për klientët amerikanë. Njoftimi erdhi pasi shitjet dhe shpërndarjet e produkteve të Kasperskyt u ndaluan në SHBA.
Ky antivirus i ka 31 zyra në vende të botës, duke iu shërbyer mbi 400 milionë përdoruesve dhe 270.000 klientë të korporatave në mbi 200 shtete.
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë
-
Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it
-
Polonia mbyll edhe konsullatën e fundit ruse që vepron në vend
-
SHBA-ja sanksionon kompanitë gjigante ruse të naftës: Moska ta pranojë armëpushimin
-
Rusia kufizon thirrjet në WhatsApp dhe Telegram