Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

AMD konfirmon prezantimin e Navi GPU-së së gjeneratës së ardhshme gjatë Computex

Kompania AMD tani ka konfirmuar zyrtarisht që do të prezentojë produktet e veta 7-nanometërshe gjatë ngjarjes Computex 2019, dhe këtu përfshihet edhe gjenerata e re e procesorëve Zen 2 dhe GPU-ve Navi, përcjell TweakTown.

Pikërisht komunikata e Computex Taipei 2019 thekson që AMD do të mbajë fjalimin kyç me titullin “The Next Generation of High-Performance Computing”, gjatë Computexit më 27 maj të vitit 2019. Kompania thekson që do të publikojë detajet për CPU-të e reja 7-nanometërshe AMD EPYC “Rome”, modelet e reja të CPU-ve Ryzen të gjeneratës së tretë që do të bazohen në arkitekturën e re Zen 2 si dhe kartelat grafike të bazuara në gjeneratën e ardhshme të arkitekturës Navi, shkruan KOHA Ditore.

Kompania thekson që produktet e reja do të dizajnohen për të krijuar përvojë të jashtëzaonshme për gamerët dhe krijuesit si dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej sfidave më të mëdha në jetët tona.

AMD CEO, Lisa Su, për këto risi do të flasë më 27 maj gjatë Computex Taipei 2019 në Tajvan.

Artikuj të ngjashëm