Tech

“Alibaba” gjobitet me 2.8 miliardë dollarë në Kinë

Alibaba

“Alibaba” , kompania më e madhe e tregtisë online, është gjobitur me 2.8 miliardë dollarë nga rregullatorët kinezë për taktika kundër konkurrencës.

Me këtë dënim të kompanisë së fuqishme, Partia Komuniste ashpërson kontrollin ndaj industrisë së teknologjisë, raporton AP.

“Alibaba” është gjobitur për “abuzim me pozitën dominuese”, duke ua kufizuar shitësve përdorimin e platformës së saj. Gjoba ishte e barabartë me katër për qind të krejt shitjeve të vitit 2019 kur realizoi të hyra prej 69 miliardë dollarësh.