Kina i ka dënuar me gjoba gjigantët e teknologjisë elektronike, Alibaba, Tencent dhe një sërë firmash të tjera për mospërputhje me rregullat antimonopol rreth zbulimit të transanksioneve, njoftoi të dielën rregullatori i vendit, raporton Reuters.
Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut publikoi listën me 28 pikat e marrëveshjes që ishin shkelur nga kompanitë, duke përfshirë një blerje të Alibabas të kapitalit në vitin 2021 në filialin e saj, platformën e transmetimit Youku Tudou.
Tencent ishte i përfshirë në 12 nga transaksionet në listën e Rregullatorit.
Departamenti i teknologjisë në Kinë ishte cak kryesor i goditjeve monopoliste që nisi në fund të vitit 2020.
Sipas ligjit kundër monopolit, gjoba maksimale e mundshme në çdo rast është rreth 74 mijë dollarë.
-
Kina godet SHBA-në me sanksione dhe kufizime në eksportin e dronëve
-
BE-ja gjobit AliExpressin me 550 milionë euro për mosndalimin e shitjes së produkteve të paligjshme
-
BE-ja gjobit kompaninë “Temu” me 200 milionë euro
-
Apple dhe Meta do të përballen me gjoba për shkelje të ligjit
-
Kina vendos masa ndaj Googlet pas lëvizjes së Trumpit