Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

BE-ja gjobit Applen me 1.8 miliardë euro

Gjiganti teknologji Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga Bashkimi Evropian për shkelje të rregullave të konkurrencës sa i përket transmetimit të muzikës, njofton “BBC”.

Apple kishte parandaluar shërbimet e transmetimit nga informimi i përdoruesve për opsionet e pagesave jashtë “app storet” të Applet, ka thënë Komisioni Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komisionerja e konkurrencës Margarethe Vestager ka thënë se Apple ka abuzuar me pozitën dominuese të saj në treg për një dekadë.

Ajo ka urdhëruar gjigantin teknologjik amerikan t’i largojë të gjitha kufizimet. Apple ka thënë se do ta apelojë vendimin.