Një adoleshent nga Florida është arrestuar për një sulm të madh ndaj llogarive në Twitterit në korrik, sipas Zyrës së Prokurorit të Hillsborough në SHBA.
Më 15 korrik, llogaritë e shumë figurave të profilit të lartë në Twitter u sulmuan me një mashtrim me Bitcoina.
Prokurori i Shtetit i Hillsborough Andrew Waren ka shtruar 30 akuza penale për adoleshentin për “mashtrimin e njerëzve përgjatë tërë Amerikës”, shkruan BBC.
Akuzat përfshijnë mashtrim të organizuar dhe përdorim të rrejshëm të të dhënave personale.
Ky sulm arriti që në llogaritë e personave të profilit të lartë si Elon Musk, Bill Gates, Jef Bezos, Joe Biden, Barack Obama dhe Kim Kardashian të postohen kërkesa për donacione të Bitcoinit, transmeton KOHA.
Edhe
FBI-ja hetim ndërhyrjes masive në Twitter
“Si kriptomonedhë, Bitcoini është vështirë të përcillet dhe të kthehet nëse vidhet me mashtrim”, tha prokurori Warren në një deklaratë.
“Këto krime u kryen duke përdorur emrat e njerëzve të njohur, por ata nuk janë të vetmet viktima këtu. Ky mashtrim kishte për qëllim vjedhjen e parave nga të gjithë njerëzit në Amerikë”, shtoi ai.
Prokurori tha se hetimi për të zbuluar keqbërësin kishte qenë një bashkëpunim në mes Policisë së Floridas, FBI-së, Shërbimit Sekret dhe agjencive tjera.
Adoleshenti jeton në Tampa të Floridës.
Twitter tha në një deklaratë: “E çmojmë veprimin e shpejtë të zyrtarëve në këtë hetim dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin.”
Edhe
Hakohen llogaritë e Twitterit të shumë personaliteteve
Pas këtij sulmi kibernetik, Twitter tha se hakerët i kishin mësyrë punonjësit e saj “që kanë qasje në sistemet e brendshme”.
Kjo kompani shtoi se kishte marrë “hapa të rëndësishëm” për të kufizuar qasjen ndaj këtyre sistemeve dhe po vazhdon hetimet përbrenda kompanisë.