Acer ka paralajmëruar shtesa në linjën e vet të stacioneve të punës ConceptD, përfshirë dy stacione të reja mobile të punës dhe një desktop. Dy stacionet mobile të punës janë ConceptD 7 Ezel dhe ConceptD 7 Ezel Pro, ndërsa interesante për të dy modelet është se janë pajisje konvertibile, raporton Neowin.
ConceptD 7 Ezel e përdor gjeneratën e 10-të të procesorëve të serisë H të Intelit dhe kartelave grafike Nvidia GeForce RTX 2080. ConceptD 7 Ezel Pro implementon procesorin Intel Xeon dhe kartelën grafike Quadro RTX, shkruan KOHA Ditore. Këto pajisje konvertibile mund të përdoren për një sërë qëllimesh, nga skicimi me lapsin Wacom EMR e deri tek prezantimi në ekran 4K 400-nitësh, i cili i mbështet deri në 100% të spektrit të ngjyrave Adobe RGB. Ekrani përdor Gorilla Glass 6, ofron ngjyra të këndshme me një precizitet prej Delta E <2.

Kur bëhet fjalë për PC desktop, Acer ofron ConceptD 700. Kompjuteri përdor procesor Intel Xeon E, GPU deri në Quadro RTX 4000 me 8 GB GDDR6 VRAM. Kompjuteri është gjithashtu i destinuar për përdorim në mjediset për dizajn.
Acer ConceptD 7 Ezel arrin gjatë prillit për një çmim prej 2499 euro, ConceptD 7 Ezel Pro do të jetë në dispozicion në maj për një çmim prej 2999 euro ndërsa ConceptD 700 do të kushtojë 1.699 euro, dhe do të jetë në dispozicion nga marsi.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Veturat më të mira të përdorura nën 10 mijë euro
-
Volkswageni premton revolucion në modelin e frymëzuar nga Golf 4