Nvidia e prezantoi një version të reduktuar të harduerit të vet grafik Quadro RTX 5000 për ta implementuar atë në laptopë. GPU-të i ofrojnë 3072 bërthama CUDA dhe 48 bërthama RT, të çiftëzuara me 384 bërthama Tensor dhe 16GB RAM GDDR6, ashtu si me versionin për desktop. Versioni mobil i GPU-së është dizajnuar për profesionistët që kanë nevojë për grafikë të fuqishme për të kryer punë, raporton Engadget.
Linja e re mobile RTX 5000 e përdorë arkitekturën Turing, ndërsa krahasuar me serinë e mëparshme Pascal, modeli i ri i arrin 9.4 TFLOPS (kundrejt 8.9 TFLOPS). Përveç kësaj, RTX është dukshëm më efikas dhe e mbështet ray tracing.
Gjatë lansimit do të prezantohen 17 laptopë, nga shtatë kompani partnere, të cilat do t’i përdorin GPU-të Quadro RTX. Këto pajisje do të jenë të brenduara me "RTX Studio". Sipas Nvidia, pajisjet do të ofrojnë performanca të nivelit desktop në lëvizje. Kompania gjithashtu pretendon se laptopët do të punojnë deri në shtatë herë më shpejt se modelet ekuivalente MacBook Pro me 32GB RAM dhe GPU AMD Pro Vega 20.

Në laptopët e rinj, përveç kartave RTX 5000, do t’i shohim edhe modelet RTX 3000 dhe 4000 të dedikuara për buxhete të ndryshme. Këto GPU vijnë me 6GB ose 8GB GDDR6 RAM dhe i kanë nga 36 ose 40 bërthama RT. Gjithashtu, modeli 3000 i ka 288 bërthama Tensor, ndërsa modeli 4000 i ka 320, shkruan KOHA Ditore.
Në një segment edhe më të ulët, Nvidia do t’i ofrojë disa përmirësime më të vogla në krahasim me çipat ekzistues Quadro. P520 është azhurnim kundrejt P500 dhe i ka 128 bërthama CUDA me një bandwidth të memories prej 48GBps. P620 është i ngjashëm, me 128 më shumë bërthama CUDA dhe një bandwidth të memories prej 96GBps.
Laptopët RTX Studio do të jenë në dispozicion gjatë qershorit dhe do të plasohen nga kompanitë ASUS, Dell, HP, MSI, Razer, Gigabyte dhe Acer. Modelet më të lira nuk do të kushtojnë nën 1600 dollar.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Mira Murati arrin marrëveshje me Nvidian për zhvillimin e inteligjencës artificiale
-
Philips OneBlade Pro 360 – Një pajisje, për çdo stil
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA