Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Laptopët Acer Nitro 5 dhe Swift 3 vijnë me procesorët më të rinj AMD Ryzen

Acer nuk është përcaktuar për implementimin vetëm të çipave Intel në laptopët e vet. Kjo kompani tani ka prezantuar versionet e laptopëve Nitro 5 për gaming dhe Swift 3 të hollë dhe të lehtë, që kanë gjeneratën e dytë të procesorëve Ryzen Mobile, përcjell Engadget.

Nitro 5 me 15,6 inçë ka procesorin katërbërthamësh Ryzen 7 3750H @2.3GHz dhe kartelë grafike të dedikuar Radeon RX 560X për të përkrahur gamingun e moderuar. Në anën tjetër, Swift 3 14-inçësh ka procesorin paksa më modest katërbërthamësh 2.3 GHz Ryzen 7 3700U, me grafikë të integruar Vega. Ekziston opsioni me GPU-në Radeon RX 540X, për ata që duan të provojnë ndonjë lojë.

Image

Laptopët nuk janë specifikisht të ndryshëm, përveç çipave të sipërpërmendur dhe kartelave grafike. Nitro 5 ka ekran 1080p CoolBoost për të penguar nxehjen e tepërt gjatë gamingut dhe dizajn të bukur. Swift 3 ka ekran të lëvizshëm prej 180 shkallësh, ka trashësi prej 1,89 cm dhe peshon 1,45 kilogramë, shkruan KOHA Ditore.

Acer nuk ka publikuar konfigurime tjera dhe as datën e livrimit dhe çmimet, ndërsa këto informata priten para publikimit zyrtar të pajisjeve në treg.