Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Acer paralajmëron laptopët e rinj Windows dhe Chromebook

Gjatë ngjarjes BETT 2020, Acer paralajmëroi disa laptopë të rinj për tregun e edukimit, të cilët do të vijnë së shpejti. Do të ofrohen dy laptopë të rinj Windows 10 (TravelMate B3 dhe TravelMate Spin B3), si dhe një Chromebook C871, raporton Neowin.

TravelMate B3 dhe TravelMate Spin B3, janë modele clamshell dhe të konvertueshme, ndërsa, përveç formatit, të dy pajisjet janë goxha të ngjashme. Të dy laptopët kanë procesorë Intel Pentium ose Celeron, si dhe ekran HD 11.6 inçësh. Modeli i konvertueshëm e mbështet opsionin e futjes së përmbajtjes me prekje dhe ka mbështetje për lapsin Wacom AES. Laptopët janë krijuar për të qenë të qëndrueshëm, me standardin MIL-STD-810G.

TravelMate B3 dhe TravelMate Spin B3 do të jenë në dispozicion nga prilli, me çmime prej 239 dhe 329 dollarë

Image

Kur bëhet fjalë për Chromebook C871, ky model vjen me procesor të gjeneratës së dhjetë Intel Core (Core i3-10110U), ose Pentium Gold 6405U CPU. Pajisja ka ekran HD+ 12 inçësh, me një raport të faqeve prej 3:2, shkruan KOHA Ditore. Aceri thekson se Chromebook C871 karakterizohet me një rezistueshmëri më të fortë sesa që e ofron standardi MIL-STD-810G.

Chromebook C871 do të jetë në dispozicion në Evropë nga maji, duke filluar nga 299 dollar.

Artikuj të ngjashëm