Pacienti i parë njeri të cilit iu vendos një çip në tru nga “Neuralink” duket se është rikuperuar plotësisht dhe është në gjendje të kontrollojë miun kompjuterik përmes mendjes, ka thënë krijuesi i kompanisë, Elon Musk.
“Progresi është i mirë, dhe pacienti duket se është rikuperuar plotësisht, pa ndonjë efekt anësor. Pacienti është i aftë ta lëvizë miun nëpër ekran vetëm me mendje”, ka shkruar Musk në platformën “X”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMusk ka shtuar se “Neuralink” tani po përpiqet të sigurojë që pacienti të klikojë butonin e miut sa më shumë.
Kompania me sukses e vendosi çipin në pacientin e parë njeri muajin e kaluar, pasi mori aprovimin për testime në njerëz.
Çipi vendoset në pjesën e trurit që jep mesazhet për të lëvizuar, ka thënë Neuralink, duke shtuar se qëllimi fillestar ka qenë që t’i bëjë njerëzit ta kontrollojnë një pajisje kompjuteri duke përdorur mendjen e tyre.