Ka dështuar të mbahet seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin me forcë të civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Seanca u shty pasi shumica e avokatëve mbrojtës deklaruan se nuk ishin pajisur me shkresat e lëndës dhe provat e nevojshme.
Gjyqtarja Medie Bytyqi kërkoi nga Prokuroria Speciale që materialet t’ua sigurojë avokatëve në prani të saj.
Edhe pasi avokatët u pajisën me shkresat e lëndës, ata kundërshtuan vazhdimin e seancës me arsyetimin se u duhet kohë për analizimin e materialit.
Për këtë arsye, gjyqtarja caktoi 28 shtatorin, në orën 09:30, për vazhdimin e shqyrtimit fillestar.
"Meqenëse kemi kundërshtim për të vazhduar sot me seancë, marr aktvendim shtyhet shqyrtimi fillestar 28 shtator nga ora 09:30”, tha ajo.
Edhe
21 serbë të tjerë të akuzuar për krime lufte do të gjykohen në mungesë
Sipas aktakuzës, 21 të akuzuarit ngarkohen me veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
Prokuroria pretendon se gjatë janarit-qershorit 1999, forcat nën kontrollin e tyre kryen veprime që përfshinin djegien dhe shkatërrimin e pronës, ndalime arbitrare dhe sulme ndaj zonave të banuara me shqiptarë.
Sipas aktakuzës, këto veprime çuan në dëbimin me forcë të rreth 862 mijë e 979 civilëve shqiptarë nga Kosova drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së atëhershme.
-
Katër nga 21 serbët që po gjykohen në mungesë, figurojnë të vdekur
-
Mbrojtja lë pa nisur seancën për Masakrën e Mejës dhe atë për dëbimin e shqiptarëve
-
Dështon nisja e gjykimit ndaj 21 serbëve për dëbimin e shqiptarëve
-
Shtyhet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit për krime lufte, Milojko Gjorgjeviq