Kompania e Elon Muskut, Neuralink, ka transmetuar drejtpërdrejt pacientin e saj të parë me çipin e implantuar në tru që luan shah online.
Noland Arbaugh, pacienti 29-vjeçar i cili ishte i paralizuar pas një aksidenti zhytjeje, po luante shah në laptopin e tij dhe lëvizte kursorin përmes mendjes.
Ai e kishte marrë çipin nga kompania në janar dhe më pas u zbulua se kishte arritur ta kontrollonte një mi kompjuterik duke përdorur mendimet e tij, raportoi Guardian.
“Operimi ishte shumë i lehtë”, ka thënë Arbaugh në videon e transmetuar në platformën X të Muskut, duke iu referuar procedurës së implantimit. “Unë dola nga spitali një ditë më vonë. Nuk pësova dëmtime”.
Kjo është konsideruar nga kompania si zhvillim shumë pozitiv për të ardhmen.
-
Pacienti i paralizuar luan “Counter-Strike” përmes mendimeve, falë çipit në tru
-
Musk: Pacienti me çipin e “Neuralinkut” arrin ta lëvizë me mendje miun e kompjuterit
-
Elon Musk njofton për vendosjen e parë të çipit në trurin e njeriut
-
Firma e çipave që synon trajtimin e problemeve shëndetësore, do të fillojë testimin në njerëz
-
Haalandi investon në një turne shahu