Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka vendosur të investojë në një turne global të shahut.
25-vjeçari do ta mbështesë federatën norvegjeze të shahut që vitin e ardhshëm do ta prezantojë ngjarjen “Total Chess World Championship Tour”.
Katër turne do të mbahen gjatë vitit në qytete të ndryshme, ndërsa kampioni i botës do të shpallet në tri disiplina të ndryshme të lojës së shahut.
Ngjarja mbështetet nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) dhe një turne testues do të mbahet këtë vit.
Fondi shpërblyes çdo vit do të jetë të paktën 2,7 milionë dollarë.
Duke folur për faqen zyrtare të federatës, Haaland ka thënë se shahu është “lojë e jashtëzakonshme”.
Edhe
Si u bë Haalandi superyll i futbollit?
E krahasoi atë me futbollin, duke thënë se shahu “të mpreh mendjen”.
“Duhet të mendoni shpejt, t’i besoni instinktit tuaj dhe të mendoni disa lëvizje përpara. Strategjia dhe planifikimi janë gjithçka”, ka thënë superylli i futbollit.
“Po investoj në federatën norvegjeze pasi besoj se turneu mund ta shndërrojë shahun në sport edhe më të madh për tifozët nëpër botë”, ka shtuar norvegjezi Haaland.