Tech

Kompania e Muskut padit organizatën e cila e kritikoi

Kompania që ka në pronësi Twitterin, tani i quajtur X, po padit një organizatë studimi i së cilës kritikoi platformën.

C Corp ka akuzuar Qendrën për Parandalimin e Urrejtjes Digjitale (CCDH) për “veprime të paligjshme” për “qasje të papërshtatshme” në të dhënat e saj.

Në përgjigje, organizata akuzoi pronarin e X Corp, Elon Musk, se po përpiqej të heshtte këdo që e kritikon, raportoi BBC. 

Studimi i CCDH-së ka treguar se urrejtja dhe dezinformatat po “përhapeshin si zjarri në platformën nën pronësinë e Muskut”.

Në akuzë thuhet se CCDH mori qasje të paautorizuar të të dhënave të X.

Si rezultat i raporteve të CCDH-së “një numër i kompanive që bëjnë marketing në X në vazhdimësi, menjëherë kanë pezulluar reklamat në X”, thotë akuza.