Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Italia i kërkon Facebookut sqarime për aktivitetet parazgjedhore

Agjencia e Mbrojtjes së të Dhënave të Italisë i ka kërkuar Facebookut sqarime për aktivitetet, në të cilat gjiganti i teknologjisë është angazhuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës, shkroi Reuters të enjten.

Kompania Meta, e cila zotëron platformat Facebook dhe Instagram, ka nisur një fushatë informacioni që synon votuesit e mundshëm italianë para zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 25 shtator.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Metas, kjo nismë synon të kundërshtojë ndërhyrjen dhe të heqë përmbajtjen që ndikon në votim, përfshin bashkëpunimin me organizata të pavarura dhe përdorimin e një qendre virtuale të operacioneve për të identifikuar kërcënimet e mundshme në kohë reale.

Facebooku do të duhet të ofrojë informacion të detajuar mbi nismën dhe mbi natyrën e përpunimit të të dhënave.