Tech

Twitteri çon në gjykatë Qeverinë e Indisë për censurë

Twitteri ka nisur një betejë ligjore ndaj qeverisë indiane, pasi ajo dha urdhër që “cicërimat” kritike të fshihen, raporton CNN-i të mërkurën.

Rrjeti social me bazë në San Francisko të SHBA-së ka pasur periudhë të rëndë me Indinë që nga viti i kaluar, duke përjetuar përplasje të mëdha me kabinetin e kryeministrit Narendra Modi, mbi lirinë e shprehjes.

Në një periudhë, kompania ishte objektiv i një hetimi policor nga autoritetet indiane. Hetimet u konsideruan “taktika frikësuese”, derisa Twitteri tha se është i shqetësuar për sigurinë e punonjësve.

Nisma ligjore e Twitterit u paraqit në Gjykatën e Lartë të Karnatakas, në Indisë jugperëndimore.

Kjo nuk është hera e parë kur Qeveria e Mondit i bën presion rrjetit social që të largohen postimet kritike, duke përfshirë edhe postimet që kritikuan qeverinë gjatë menaxhimit të pandemisë.

“Autoritetet po i frikësojnë njerëzit dhe përmbajtjet e tyre kritike në platforma interneti. Sot, Twitteri po qëndron në mbrojtje të popullit dhe po b ën atë që duhet të jetë detyrë e qeverisë” t’i mbrojë të drejtat tona”, deklaroi Raman Jit Singh Chima, këshilltar i lartë ndërkombëtar rreth çështjes së të drejtave të njeriut.

Twitteri numëron mbi 24 milionë përdorues indianë.