Ministria e Informacionit dhe Transmetimit të Indisë ka theksuar se gjigantët e teknologjisë si Facebook, Google dhe YouTube po përhapin lajme të rreme.
Ata kërkuan para qeverisë që të përcaktohen masa ligjore sipas të cilave gjigantët e teknologjisë do të detyrohen të heqin përmbajtjet që përhapin dezinformata.
Ministria theksoi se muajt e fundit ka pasur komunikim intensiv me përfaqësues të Facebookut, Twitterit dhe Googlet.
“Këto kompani janë të vetëdijshme se ka shumë lajme të rreme. Pavarësisht marrëveshjeve, ato nuk bëjnë asnjë përpjekje për të hequr përmbajtjen e rreme dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme”, ka thënë qeveria indiane.
Qeveria e Indisë zhvilloi një takim online me përfaqësues të gjigantëve të teknologjisë.
Edhe
India me paralajmërim për Facebookun dhe YouTuben
Qeveria nuk ka dhënë ultimatum dhe deri më tani nuk janë shqiptuar penalitete apo ka nisur procedura gjyqësore.
Mirëpo, Ministria nuk beson se çështja do të zgjidhet vetëm me bisedime, pa pasur pasoje ligjore për kompanitë.