Koreja e Jugut kreu testin e dytë të lëshimit të raketës së saj hapësinore, pasi dështoi në herën e parë. Raketa u ngrit të martën nga Qendra Hapësinore Naro në bregun jugor të Koresë së Jugut drejt orbitës.
Siç raporton Reuters, raketa e parë “Nuri”, u lansua me sukses, por nuk ia doli ta vendoste satelitin në orbitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJugkoreanët po tentojnë t’i dërgojnë 1.5 tonë në orbitë, rreth 800 kilometra mbi Tokë. Ky shtet po synon ta rifillojë programin e tij hapësinor dhe t’i arrijë qëllimet për rrjetin 6G, satelitët spiun dhe sondat hënore.
Tentativat për misione hapësinore Koreja e Jugut i nisi vite më parë, fillimisht në bashkëpunim me Rusinë. Shumica prej tyre kishin dështuar.
Në testin e fundit të zhvilluar në tetor, raketa i përfundoi sekuencat e saj të fluturimit, por nuk arriti ta vendoste ngarkesën në orbitë pasi motori u dogj në fazën e tretë, më herët sesa ishte planifikuar.