Pasi Apple regjistroi rezultate rekorde sa i përket fitimeve në mars të këtij viti, ekziston vetëm një mundësi teorike e rrezikut që seria e iPhone 14 të vonohet pak. Kjo mund të ndikohet nga situata aktuale me koronavirusin në Kinë, që kërcënon zinxhirët e furnizimit, shkruan Bloomberg.
Në përgjithësi, pandemia nuk është në të njëjtin nivel si vitet e kaluara dhe shumica e vendeve po marrin masa. Kjo është një nga arsyet pse po dalin informacione se prodhimi i modeleve të reja të iPhone mund të fillojë më herët, si dhe se Apple po punon shumë për të parandaluar çdo vonesë në nxjerrjen e serisë iPhone 14.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoApple thuhet se ka udhëzuar Foxconnin, furnizuesin më të madh të pjesëve të kompanisë dhe kompaninë që monton iPhonen, që të fillojë montimin më herët për porositë e ardhshme të iPhone 14. Foxconn duhet të rrisë prodhimin dhe të përfitojë nga interesi i shtuar për serinë iPhone 13.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Apple duhet të zhvillojë ngjarjen tjetër të madhe të iPhone në mes të shtatorit, ndërsa seria e iPhone 14 do të dalë në shitje disa javë më vonë.