Prezantimi i serisë iPhone 14 nga Apple mund të bëhet më 13 shtator dhe shitjet do të fillonin më vonë atë muaj, ka mësuar TechnoNews nga burimet e veta të martën.
Por data mund të ndryshojë lehtësisht nëse diçka nuk shkon sipas planit. Besohet se Apple po punon gjatë gjithë kohës për t'i vënë në dispozicion të gjitha pajisjet në kohë, pasi kompania dëshiron të shmangë një lëshim gradual.
Apple ka planifikuar të fillojë prodhimin masiv më herët se zakonisht në një përpjekje për të parandaluar çdo vonesë të mundshme të shkaktuar nga bllokimet që ndodhin në pjesë të caktuara të botës, si Kina.
Apple planifikon të lëshojë katër modele të ndryshme iPhone këtë vit, por krahasuar me gjeneratën 2021, iPhone Mini nuk do të ofrohet më.
Prandaj, linja e katër modeleve do të përfshijë iPhone 14 Max (disa burime pretendojnë se mund të quhet gjithashtu iPhone 14 Plus), i cili në thelb do të jetë një version më i madh i modelit standard iPhone 14.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17