Apple pritet që ta lansojë të martën serinë e re të iPhoneve, iPhone 15, dhe disa produkte të tjera të rëndësishme për kompaninë. Sipas kohës sonë lokale, lansimi do të bëhet pas orës 19:00.
VIDEO:
Sipas të gjitha raportimeve, seria e re do të vijë në katër versione: iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.
iPhone 15 do të vijë në disa lloje ngjyrash e dimensionesh. Për herë të parë, iPhone do të ketë kornizë titani në vend të çelikut. Po ashtu ndryshime të mëdha do të ketë në kamerë.
Telefoni do të ketë çip A17, që konsiderohet “dukshëm më i shpejt”. Priten edhe përmirësime në bateri.
Është hera e parë që një telefon i Apple-it do të ketë port USB-C.