Gjiganti ”Amazon” planifikon të shpenzojë miliarda dollarë për të ndërtuar qendra të reja të të dhënave në Zelandën e Re.
Kompania vlerëson se ndërtimi i ”Amazon Web Services (AWS)” prej 5,3 miliardë dollarësh do të krijojë 1.000 vende të reja pune gjatë 15 viteve të ardhshme.
“AWS mbështet mijëra organizata në të gjithë Zelandën e Re në përpjekjen e tyre për inovacionin global, suksesin dhe rritjen”, theksoi zëdhënësi Prasad Kalyanaraman. “Ne jemi të fokusuar për të ndërtuar një infrastrukturë të re të klasit botëror në vend, për të trajnuar zelandezët me aftësitë e kërkuara digjitale dhe për të vazhduar të ndihmojmë organizatat vendore të japin aplikacione që përshpejtojnë transformimin digjital dhe nxisin rritjen ekonomike”.
Sipas tij, projekti do t’i lejojë përdoruesit të drejtojnë aplikacionet e tyre dhe t’u shërbejnë përdoruesve përfundimtarë nga qendrat e të dhënave të vendosura në Zelandën e Re.
“Ne mund të jemi një vend i vogël shumë larg tregjeve tradicionale, por bota digjitale pa kufij vazhdon të na paraqesë me mundësi të reja biznesi”, theksoi ministri i Ekonomisë Digjitale dhe Komunikimeve i Zelandës së Re, David Clark. \ ata